Sonte pata kënaqësinë të mirëpres në sallën e madhe të Komunës së Çairit një aktivitet tejet domethënës për të rinjtë dhe të gjithë ata që synojnë të ndërmarrin hapa drejt botës së biznesit. Në prani të zëvendëskryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti, deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe qytetarëve, u mbajt një sesion informues i udhëhequr nga zëvendësministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, z. Selatin Beluli.
Interesimi i qytetarëve për të kuptuar më shumë rreth mundësive të mbështetjes financiare për nisma private ishte tejet i lartë dhe mjaft inkurajues. Kjo tregon për një vetëdije në rritje mbi rëndësinë e ndërmarrësisë si një rrugë konkrete për zhvillim individual dhe ekonomik. Si Komunë, mbetemi të përkushtuar të krijojmë ura bashkëpunimi me institucionet relevante për t’u ofruar qytetarëve tanë qasje të drejtpërdrejtë në informacione, programe dhe mundësi që i ndihmojnë të ndërtojnë të ardhmen që dëshirojnë.
Data 19.06.2025
Aktuale
- Kuvendi i Kosovës: 34-seanca pa lëvizje drejt konstituimit
- Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
- Vazhdon sot gjyqi kundër Merkos për emërimin e drejtorëve të katër shkollave të Strugës
- “Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer”…
- Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira! Sa do shkojnë temperaturat
- Australia dhe Zelanda e Re evakuojnë disa qytetarë dhe diplomatë nga Izraeli dhe Irani
- Rizvanolli: Prodhimi i energjisë me gaz, deri në 20 herë më shtrenjtë se me thëngjill
- Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj