Dy pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën ushtarake në Tetovë. Lajmi u konfirmua nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit.
“Sapo morëm njoftimin, intervenuam me shtatë zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe një automjet të posaçëm për ndërhyrje në terren të vështirë. Zjarri u lokalizua brenda 30 minutash,” deklaroi komandanti i NjTKZ Tetovë, Avni Ameti.
Sipas tij, dy ushtarët janë lënduar teksa përpiqeshin të ndalonin përhapjen e zjarrit dhe më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin e Tetovës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Data 11.03.2026
Aktuale
- Mbërrin në Shkup grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe
- Kaltrina Zekolli: Nuk janë hequr mjetet për Korridorin 8. Puna vazhdon sipas planifikimit financiar!
- TURP: Nuk u përmend iniciatori i vërtetë që UNT të jetë sot në kazermën “Ilinden”, reagon familja Racaj!
- MBPEU: Janë paguar 30,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 243 bujq
- Prezenca e deputetëve: S’mund të detyrohen të rrinë në seancë!
- Arratisja spektakolare e Dritan Dajtit pas vrasjes së 4 policëve, si doli i armatosur nga Gjykata e Tiranës dhe u largua me motor
- Plani sekret i ‘Gaxhait’ për t’u arratisur nga burgu 302 në vitin 2005! Tuneli 22 metra dhe roli i bashkëpunëtorëve
- Zbulohet dosja e SPAK: 2 efektivë policie pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullës! sh-shefi i krimeve në Vlorë porositi 400 kg kokainë dhe jepte informacione


