Ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Vizita është në prag të kryesimit danez me Këshillin e BE-së.
Bjere do të takohet me homologun e saj nga Maqedonia, ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani. Siç informon Kabineti i Murtezanit, bisedimet midis dy delegacioneve do të përqendrohen në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet bilaterale, prioritetet rreth reformave dhe sfidat aktuale rajonale dhe gjeopolitike.
Pas vizitës në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Bjere do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend.