Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së.
Kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme. Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin sistematik të një etnie në institucione, atëherë kemi të bëjmë me shërbim ndaj padronit dhe jo ndaj interesit publik apo barazisë etnike.
BDI nuk do të heshtë përballë kësaj hipokrizie politike, ku në emër të përfaqësimit shqiptar, bëhen pazare të pista për pushtet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen edhe në institucionet që udhëhiqen gjoja nga shqiptarë, por që shkelin mbi interesin e shqiptarëve dhe karakterin multietnik të shtetit.
E rikujtojmë opinionin se fryma e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të zbatohet me shqiptarë dekorativë në krye të institucioneve, që zbatojnë urdhra nga qendrat anti-shqiptare të vendimmarrjes.
Ne nuk do të lejojmë që përfaqësimi i shqiptarëve të reduktohet në emra dhe poste, ndërsa rezultatet janë, përjashtimi dhe varësia politike.
Shqiptarët nuk duan favore, duan barazi reale. Dhe BDI është dhe do të mbetet zëri i tyre i pandalshëm.
Data 18.06.2025
Aktuale
- Kontrolle të rrepta në Gjermani – Ja sa shqiptarë u kapën në punë ilegale
- “Ky është mashtrues, ka bërë dhe burg!”- Sherri për murin në Kuçovë, ‘Tak Fak’ kërkon ndërhyrjen e bashkisë — Kryetari: “Nuk i zgjidh unë konfliktet”
- Ganiu: Komuna e Çairit krijon ura bashkëpunimi me institucionet relevante në interes të të rinjve
- “M’i morën fëmijët, sepse familjari i tyre oligark bleu Gjykatën” – Nëna nga Prishtina denoncon publikisht sistemin gjyqësor
- VIDEO/ Shqiptari që nxori nga lumi dy të miturit, i përjetëson në shpinë portretet e tyre
- Prokuroria ngrit procedurë për incidentin e djeshëm në Çair
- Kur pastrimi i veturës çon në fitimin e 50 mijë dollarëve
- Zëri i arsyes në kohë krize – apeli i Aleksandër Çipës për Tiranën dhe Prishtinën