Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e lënë atë në qeli. Ndërkohë, për biznesmenin Elman Abule, i hetuar për pastrim parash në të njëjtën dosje, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi “arrestin në shtëpi”.
Në seancë, avokati i Veliajt – i cili nuk ishte i pranishëm personalisht – kërkoi zëvendësimin e masës me një më të lehtë, duke ofruar dhe garanci pasurore. Por kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese.
Gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme paraqiti një element të ri: apartamenti që ndodhet mbi banesën e çiftit Xoxa-Veliaj, sipas SPAK, dyshohet se zotërohet në mënyrë të tërthortë prej tyre.