Dëshmi tronditëse janë dhënë në seancën e radhës në GJKKO nga Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, lidhur me vrasjen e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Sipas dëshmisë së Alibejt, viktima kishte lidhje të ngushta me një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, Nuredin Dumani, për të cilin punonte si shofer me rrogë mujore. “Klevisi ishte shoferi personal i Nuredinit. Ishte punësuar që ai të mos përdorte taksi. Përdorte një Audi A6 të vjetër”, deklaroi Alibej.
Ai shtoi se për vrasjen e Kapllanit është njoftuar shumë shpejt dhe se ekzekutimi i tij u zbulua fillimisht nga “çunat e Fushë-Krujës”, persona me të cilët kishte kontakt vetëm virtualisht përmes aplikacionit Sky ECC.
“Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët. Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër.
Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në sky kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin”, tha i penduari i drejtësië në gjyq.