Të shtunën, më 14 qershor, në një atmosferë të mbushur me frymë garuese, argëtim dhe entuziazëm sportiv, UNIBank mbylli turneun e pestë jubilar të tenisit „UNIBANK INVITATIONAL 2025“, i organizuar në bashkëpunim me klubin e tenisit ABC Mondano.
Ky eveniment tradicional edhe një herë vuri në dukje qasjen e Bankës për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët përmes sportit, shoqërisë dhe vlerave të përbashkëta. Me pjesëmarrjen e klientëve, partnerëve dhe punonjësve, turneu ishte i mbushur me emocione, gara dhe momente të paharrueshme.
Turneu filloi më 9 qershor, ndërsa ndeshjet finale u zhvilluan para më shumë se 200 mysafirësh, të cilët me entuziazëm ndoqën fazat përfundimtare. Ndër të pranishmit ishte edhe z. Aleksandar Ivanovski, Kryetar i Federatës së Tenisit të Maqedonisë së Veriut, ku UNIBank është sponsor gjeneral. Ndeshjet u ndoqën edhe nga gjyqtarë zyrtarë dhe një delegat që u kujdes për rregullsinë e garave.
Në garën femërore me 16 pjesëmarrëse, vendin e parë e fitoi Ana Balevska, duke mundur Sofkë Kamiloska. Ndërsa tek meshkujt, Boro Andov triumfoi në një konkurrencë të ashpër me 42 pjesëmarrës, duke mposhtur Darko Maletik në finale. Të dy finalistët, si meshkujt ashtu edhe femrat, u shpërblen me ar investimi prej 5 gramësh dhe 2 gramësh, përkatësisht.
Me këto ditë sportive, ne treguam se Banka kujdeset për klientët e saj edhe përmes aktiviteteve jashtë kornizave biznesore, ndërsa përkushtimi ndaj inovacionit, transparencës dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët mbetet synimi ynë i pandryshueshëm.