Po shqyrtohen disa mundësi për zgjеrim të Qeverisë. Кështu deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i cili mes tjerash shtoi se planet që po shqyrtohen do ti sigurojnë shumicës parlamentare edhe shumicën e badinterit, për shkak të së cilës për momentin janë bllokuar disa ligje në Kuvend. Mickoski tha se për momentin po shqyrtohen më shumë dy opsione.
HRISTIAN MICKOSKI
“Është normale të shqyrtojmë disa opsione, nëse nuk bëhet ashtu, do të bëhet kështu. Nëse nuk realizohet opsioni i parë dhe i dytë do ta realizojmë opsionin e tretë. Është logjike se bisedojmë, por për gjithçka do ta njoftojmë opinionin me kohë”.
Foli edhe për mundësinë që Partia Demokratike Shqiptare me në krye Menduh Thaçin të bëhen pjesë e Qeverisë dhe për atë nëse postin e zv.ministrit të mbrojtjes, Qeveria e ka rezervuar për kuadër të kësaj partie.
HRISTIAN MICKOSKI
“Nuk mund të them diçka, sepse asgjë nuk ka konkrete dhe nuk ka asgjë të sigurt, kur të ketë vendim përfundimtar si opinioni po edhe mediumet do të njoftohen me kohë”.
Ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë me shumicë votash u emëruan Ministri i Shëndetësisë, zv.ministri i Bujqësisë, por bosh mbeti pozita zv.ministrit të Mbrojtjes për të cilën flitet se do ta marr Partia Demokratike Shqiptare, për të cilën jozyrtarisht thuhet se do të bëhet pjesë e Qeverisë pas daljes së Arben Taravarit.
Mevludin Imeri /SHENJA/