Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit, i cili e ka cilësuar “fitoren më të madhe të qeverisë” atë ndaj BDI-së.
“Sa herë që dëgjoj Kryeministrin duke thënë se arritja më e madhe e kësaj qeverie është fitorja ndaj BDI-së (lexo: ndaj shqiptarëve), aq më shumë bindem se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhje, por referendum” u shpreh Osmani.