Me një takim gjithëpërfshirës të kuvendeve partiake që përbëjnë bërthamën e subjektit të ri politik VLEN, u promovua zyrtarisht Shtabi Qendror Zgjedhor. Në këtë ngjarje, liderët e koalicionit përcollën mesazhe të qarta dhe të fuqishme: fitorja është me ne dhe fryma e ndryshimit po forcohet çdo ditë, duke u përhapur cep më cep në çdo vendbanim shqiptar!
Në vetëm 9 muaj qeverisje, VLEN ka treguar se mund të punohet me ndershmëri, përkushtim dhe pa pazare të errëta. Me rezultate konkrete, si vendosja e One Stop Shop me Kosovën dhe tashmë edhe me Shqipërinë, kemi realizuar atë që për vite me radhë vetëm është premtuar. VLEN e ka bërë kombin shqiptar realitet institucional, duke shtrirë bashkëpunimin përtej kufijve fiktivë që na kanë ndarë.
Në këtë takim u prezantua edhe shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Adnan Azizi, i cili do të udhëheqë me përkushtim dhe profesionalizëm procesin zgjedhor, duke koordinuar të gjitha strukturat në terren për një organizim efikas dhe një fitore të sigurt.
Tani nis puna e vërtetë. Nga ky shtab do të burojnë vendimet që do t’ua kthejnë shqiptarëve zërin e munguar. Këtu do të fillojë koordinimi i të gjitha fushatave tona në çdo cep të vendit, për t’i fituar edhe këto zgjedhje. Nga këtu nis fushata më e organizuar, më serioze dhe më shpresëdhënëse që shqiptarët kanë parë prej vitesh.
VLEN nuk është thjesht një koalicion, por një lëvizje e re politike, një fuqi popullore që po çrrënjos të vjetrën, të korruptuarën dhe pazaret e errëta që për vite kanë mbajtur peng shqiptarët. Me VLEN-in, ndryshimi ka emër, ka vizion dhe ka përkrahjen gjithnjë e më të madhe të popullit. Fryma është me ne, koha është tani!
VLEN është forca e re që po i jep zë dhe drejtim të ardhmes shqiptare në këtë shtet!
Data 07.08.2025
Aktuale
- Situata me zjarret, ndalesa për lëvizje nëpër pyje do të vlejë deri më 31 gusht
- VIDEO/ Vlora nën tym për të tretën herë! Digjen sërish mbeturinat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- Rruga drejt inovacionit: Apple zgjat partneritetin me Samsung për çipat në Teksas
- (VIDEO) LSDM: Qeveria ka realizuar vetëm 26% të investimeve kapitale
- Thirrja e fortë e djalit të Jakup Krasniqit: Protestë për drejtësi dhe nderim të luftës së shenjtë
- Protesta e veteranëve: Një thirrje për drejtësi dhe nderim të sakrificës së UÇK-së
- Presidenti i parë i Bosnjës, Izetbegoviq, përkujtohet me veprat e tij në 100-vjetorin e lindjes
- Maqedonisë do t’i kushtojnë 10 milionë euro zgjedhjet lokale të 19 tetorit