Avokati shqiptar, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ëndrra e “Shqipërisë së Bashkuar” duhet të jetë një qëllim i përbashkët, duke përmendur nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare, përfshirë edhe Kosovën.
Ky pozicion rikthen në vëmendje një temë që ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve politike dhe historike, përcjell “Bota sot”.
Bashkimi i trojeve shqiptare kërkon dialog të thellë dhe marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa çdo hap në këtë drejtim duhet të merret me kujdes për të ruajtur stabilitetin në Ballkan, thotë tutje avokati.
Postimi i plotë
Midis budallait dhe të mençurit qëndron ose marrëzia ose pushteti.
Marrëzia e një të marri të vetmuar nuk i bën kujt asgjë; por marrëzia e një diktatori është një sëmundje e tij; që shërohet me vrasjen e kundërshtarëve politik të diktatorit..
Shqipërinë e pushtuan sllavët dhe grekët në vitin 1883; dhe që nga ai vit ajo fitoi pavarësinë në vitin 1912 me 28 mijë km2; më pak se një e treta e saj; në një kohë kur shqiptaria kishte mbetur vetëm 90 mijë km2
Dhe koha eci, por nuk bëri dot asgjë; se Enver Hoxha që e bëri atë ushtri dhe që e drejtoi Shqipërinë nga viti 1945 e deri në vitin 1980; nuk bëri dot asnjë luftë për çlirimin e territoreve shqiptare; kur shqiptarët me territoret e tyre në Greqi dhe në Jugosllavi prisnin e prisnin me shpresën e një lufte çlirimtare nga Shqipëria.
Por lufta erdhi në Kosovë në fillim të viteve 90′ të shekullit të XX; dhe tani Kosova me Albin Kurtin kryeministër është shtetit shqiptar i pavarur me 2 milionë shqiptarë të vendosur për shqiptarinë.
Po Shqipëria?
Shqipëria sot nuk është as mish, as peshk; por kjo kohë do të ndryshojë. Se sot në Gadishullin Ilirik janë katër shtete shqiptare: Shqipëria, Kosova; Çamëria dhe Maqedonia nga të cilat, deri tani, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë shtete të pavarur.
Po dy të tjerët?
Edhe ata të pavarur do të jeni kur të katër shtetet shqiptare, së bashku, do të shkojnë drejt lëvizjes për të formuar federatën shqiptare me emrin: Shqipëria e Bashkuar.