Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) e Parlamentit Evropian në seancën e sotme duhet të votojnë për miratimin e Propozim-raporteve për vitin 2023 dhe 2024 për vendin të përgatitur nga eurodeputeti austriak Tomas Vajnc.
Në dokument përkujtohet nevoja e mbajtjes së momentumit dhe kredibilitetit të procesit të integrimit evropian dhe vërehet se vendi vazhdon të tregojë përkushtim të eurointegrimit dhe harmonizimit me politiat e BE-së.
“Parlamenti Evropian bën thirrje në progres në bisedime për aderim, duke theksuar në të njejtjën kohë rëndësinë e miratimit të amendamenteve të pazbatuara kushtetuese; i inikurajon të gjutha partitë polirike në Maqedoninë e Veriut që të kyçen në dialogun konstruktiv që të arrihet konsensusi i nevojshëm për këto amendamente, që do ta përforconte karakterin multietnik të vendit dhe do ta përshpejtonte progresin e saj drejt anëtarësimit në BE, theksohet në Draft-raportin e Vajncit, i cili është raportues i PE-së në vend.
Në dokument, ndër të tjera, theksohet se institucionet demokratike në vend po funksionojnë “në mënyrë të kënaqshme”, por se polarizimi politik mbetet një pengesë për reformat e nevojshme dhe bën thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të forcuar sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e transparencës rreth pronësisë së medias.
Në tekstin bazë të propozuar të Raportit, i cili u publikua më 18 mars, janë parashtruar gjithsej 313 amendamente, shumica e të cilave sqarojnë ose plotësojnë disa pjesë të dokumentit, por ka edhe nga ato që shtojnë përmbajtje ose vlerësime të reja.
Amendamentet që theksojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas tërhoqën vëmendje të veçantë. Kështu, vetë Vajc dhe kryetari i AFET-it, eurodeputeti gjerman Dejvid Mekalister, propozojnë amendamente për të futur një Pikë të re D me përmbajtje identike: “Duke marrë parasysh se BE-ja ka demonstruar vazhdimisht njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas”.