Sot pritet mot me diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin, me prani të vranësirave të lehta deri mesatare në disa zona. Në orët e pasdites, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë një erë e lehtë nga jugu.
Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 15°C në mëngjes dhe do të arrijnë deri në 35°C gjatë ditës.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm – me diell dhe i nxehtë, me vranësira të herëpashershme pasdite. Temperatura minimale do të jetë rreth 15°C, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 35°C.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti shumë i nxehtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta nga jugu. Megjithatë, të enjten dhe të premten priten ndërprerje lokale të motit të qëndrueshëm me reshje dhe bubullima në disa zona.