Euroambasadori Mihalis Rokas ka përsëritur sot nga Velesi se Bashkimi Evropian po vazhdon përpjekjet për zhbllokimit e procesit eurointegrues të vendit. I pyetur rreth deklaratës së presidentes, Gordana Siljanovska Davkova se, Austria është e gatshme të kyçet në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, euroambasadori tha se e vetmja gjë që mund të deklaron tani është se, momentalisht ka një numër të madh të aktiviteteve diplomatike dhe vizitave dhe çdo gjë që del prej tyre është e mirëseardhur për BE-në.
Mihalis Rokas, Euroambasador
“Gjëja e vetme që mund ta them në këtë fazë në të vërtetë është vetëm ta përsëris atë që e tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ndërsa ajo është se Maqedonia e Veriut dhe ardhmëria e saj e kanë vendin në BE dhe të gjithë po punojmë shumë me qëllim që të mund të arrihet ai synim, që të mund të zhbllokohet situata”.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova së fundmi deklaroi se, Austria është e gatshme të bisedojë me ne për të gjetur një zgjidhje kreative me Bullgarinë. Sipas saj, ministrja për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare Austrisë, do të donte që bisedimet për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të zhvilloheshin në Vjenë.
Nga ana tjetër, kryeminsitri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me përfaqësuesen e lartë të BE-së Kaja Kallas, që u zhvillua javën e kaluar në Shkup, konfirmoi se ka pranuar propozimin, që në kudër të Samitit të NATO-së që do të mbahet muajin tjetër, të mbahet një takim bilateral mes presidentëve të dy shteteve, Gordana Siljanoska Davkova dhe Rumen Radev.
Teuta Buçi /SHENJA/