Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se partia e cila ka fituar 48 mandate të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshonte kandidaten për kryesimin e Kuvendit të Kosovës do të “zgjidhej” kriza aktuale e ngërqit politik, tash e disa javë.
Mushkolaj në “Debat Plus” tha se duhet kompromis edhe tek emri i kandidates, kur e sheh deklarimet siq po i bëjnë partitë si PDK-ja e AAK-ja.
“Haxhiu mund me u tërheq për një uijdi, marrëveshje të arritur. Nuk e shoh të betonuar. Haxhiun Vetëvendosja po e mban si avanzh për sigurimin e votive. Nderisa votohet kryekuvendarja apo qeveria, ka një marrëveshje. Qeveria është përgjegjësi, qoftë edhe një ministry që e merr me aq s aka. Po ti kishte votat për qeveri, dhe po ta ndryshonte kandidaten, duke pasur parasysh edhe qëndrimet e pozicioneve të PDK-së e AAK-së, do të ndryshonte qasjen. Problemi është të zgjidhet kriza. JVV, jo se kerkush nuk na imponon emrin, problemi është zgjidhja e krizës, e formimi I qeverisë. Duhet me u ba kompromisi edhe tek emir I kandidates. Ndryshe mbetesh në këto pozicione, ngrehe e mos e këputë”, deklaroi Mushkolaj.
Mushkolaj tha se qeveria në detyrë aktualisht është e funksionalizuar dhe “detyrat e përgjegjësitë e tyre” janë duke u kryer.
Ai tha se emri i Haxhiut duhet me u ndryshu me anë të një marrëveshje apo ujdie politike me këdo qoftë prej deputetëve apo partive në Kuvendin e Kosovës.
“E kanë propozu kandidaten Haxhiu. Por nuk e kanë drejtën me shti me zor me i votu apo me votu pro. Po përpiqen në opinion, se ki drejtën e zgjedhjes por duhet me të votu dikush., E me arrit duhet kompromis”, vijoi Mushkolaj.
Ndryshe, në seancën e 22-ë pritet dështim, partitë politike nuk ndryshojnë pozicion
Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, është sfidë që deputetët të cilët paguhen mbi 1800 euro në muaj, nuk po mund ta zgjidhin as pas gati dy muajsh.
Në periudhën e 48 orëshit ndërmejt dy seancave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka akuzuar ish-partitë opozitare për pengim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit.
Kurti nuk ka dhënë shenja se e kanë ndër mend të tërhiqen nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendit.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, deklaroi Kurti.