Tre dekada më vonë, trashëgimia e Marrëveshjes së Dejtonit na kujton se diplomacia, e mbështetur nga uniteti dhe vendosmëria, mund t’i ndalë plumbat dhe të fillojë rinovimin e jetëve njerëzore. Paqja nuk është një destinacion përfundimtar – është një disiplinë. Proces. Përgjegjësi. Një përgjegjësi që duhet të ushqehet, të mbrohet dhe të rinovohet vazhdimisht përballë kërcënimeve të reja të sigurisë.
Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në panelin-diskutimin e mbajtur në Dejton, Ohio, me rastin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
“Ishte një nder të mbaja fjalim në këtë ngjarje të rëndësishme, ku fola për rëndësinë e marrëveshjes për stabilitetin rajonal, rolin e rëndësishëm të SHBA-së në atë proces, si dhe kontributin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit dhe pjesëmarrjen në Aleancën e NATO-s”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai theksoi se lidershipi i Amerikës nuk është vetëm i mirëpritur – është i pazëvendësueshëm.
“Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin iniciativën, Aleanca qëndron më e fortë. Gjithashtu theksova se Ballkani Perëndimor përjetoi një transformim themelor pasi NATO hapi dyert e saj – dhe sepse Uashingtoni i dha një dorë. Ne kontribuojmë në mënyrë aktive në Aleancë dhe ecim përpara së bashku. Sepse për ne, NATO nuk është vetëm një strukturë sigurie – është një busull morale, shkroi ministri Mucunski në Fejsbuk.