Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka bërë thirrje për ruajtjen e vlerave familjare. Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shkruar se askush nuk ka të drejtë të minojë vlerat morale të një shoqërie të tërë me retorikë të zbrazët e modele që s’kanë lidhje me realitetin tonë kulturor.
“T’i ruajmë vlerat familjare!
Në një kohë kur mediat dhe rrjetet sociale po mbushen me debate destruktive që në emër të “progresit” dhe “lirisë” relativizojnë gjithçka, është më se e nevojshme të mbrojm vlerat e familjes.
Nuk ka asgjë të gabuar kur fëmijët rriten pranë gjyshërve e të afërmve, përkundrazi, aty mbillet dashuria, besimi dhe përkatësia. Këto janë themelet që nuk guxojmë t’i shkatërrojmë në emër të ideve të çastit që promovojnë shthurjen si liri, e deri aty sa fëmijët të ndahen edhe nga njëri prind ose “është jeta ime e bëjë ç’të dua”.
Askush nuk ka të drejtë të minojë vlerat morale të një shoqërie të tërë me retorikë të zbrazët e modele që s’kanë lidhje me realitetin tonë kulturor.
Si nënë, si përfaqësuese e popullit, si bijë, zgjedh të mbroj vlerat që na nderojnë mbrenda asaj që na ka ngritur e na ka dalluar si popull FAMILJEN E SHËNDOSH!”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 25.05.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti: Vepra dhe heroizmi i dëshmorëve të UÇK-së mbetet shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë
- Nikolloski: Linja e re nga Ohri për në Bazel fillon më 27 tetor
- Konflikti i papritur në Mitrovicën e Veriut: Protesta dhe reagime të forta pas incidentit me maturantët serbë
- Pas fëmijëve të kopshtit, zbulohet një tjetër rast i helmimit nga ushqimi me salmonelë në Gramsh
- (VIDEO) Arsovska paralajmëron publikimin e 152 dosjeve të objekteve ilegale
- FOTO/ Po ktheheshin nga një festë familjare, si ndodhi aksidenti me tre viktima dhe disa të plagosur në Gjermani? Minibusi i shqiptarëve u rrokullis disa herë
- (VIDEO) Arben Fetai: Më vjen keq që shokët e mi janë Artanizuar
- Venera Azizi: Marrëveshje historike dhe miliarda euro investime – Qeveria e re po ndërton një ekonomi të re për vendin!