Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë – Stacioni Policor Jugu, me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar që janë shpallur në kërkim në lidhje me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për zbardhjen e plotë të tij.
Për këtë qëllim, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar, përmes njohjes së tipareve fizike apo ndonjë informacioni mbi vendndodhjen e tyre.
Të gjithë ata që kanë informacione të mundshme, mund të kontaktojnë Policinë përmes këtyre kanaleve:
E-mail: [email protected]
App: Lajmëro Policinë
Tel: 192
Facebook: Kosovo Police
Policia thekson se bashkëpunimi me qytetarët është thelbësor për garantimin e sigurisë dhe luftimin e veprave penale. Besimi dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mbetet kyç në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim.