Si rezultat i angazhimit të palëkundur dhe qasjes proaktive të VLEN në qeverisje, për herë të parë çështjet mjedisore që prekin drejtpërdrejt zonat shqiptare hyjnë në agjendën e partneriteteve ndërkombëtare strategjike. Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka siguruar mbështetje për eliminimin e deponive me mbetje të rrezikshme, duke vendosur në fokus zonat shqiptare që për dekada kanë qenë të lëna pas dore.
Pastrimi i ndotjes së rëndë industriale në vendbanimet si Vaksinca, Llojani dhe Jegunoci, të cilat për vite të tëra janë përballur me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe mjedisin, është tashmë pjesë e agjendës së investimeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo arritje konkrete është dëshmi e përkushtimit të VLEN për barazi zhvillimore dhe përfshirje të plotë në zonat shqiptare në projektet strategjike të shtetit.
VLEN e sheh këtë si një fitore të madhe për qytetarët shqiptarë, veçanërisht në rajonet që për vite me radhë janë injoruar nga institucionet shtetërore. Përfshirja e këtyre zonave në projektet ndërkombëtare të pastrimit dhe rehabilitimit mjedisor është hap i rëndësishëm drejt garantimit të një jete më të shëndetshme dhe më të denjë për të gjithë.
VLEN do të vazhdojë me të njëjtin intensitet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë në çdo nivel dhe të sjellë politika që reflektojnë zhvillim të barabartë, drejtësi mjedisore dhe dinjitet për të gjithë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale