Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Në seancën e fundit përfundoi procedura dëshmuese dhe filloi me plotësimin e provave. Dëshmi shtesë ka dhënë Prokuroria ndër të cilat kishte xhirime nga kamerat e sigurisë tek Velibor Manev, të cilët, sipas Prokurorisë, tregojnë se të pandehurit paraprakisht janë përgatitur për ngjarjen dhe jo vetëm për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës. Në xhirimet që ishin treguar në Gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev e vendos lopatën në automjetin “Reno”.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.