Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka konfirmuar informacionin ekskluziv të Ora24.tv, për vizitën e nesërme të tij në Tiranë.
Të pyetur nga Ora24.tv, nga kabineti i kreut të ASH-së thonë se, nesër Arben Taravari do të takojë kryeministrin Edi Rama, me qëllim për ta uruar për fitoren e tij!
Por siç thonë burime të Ora24.tv, të cilat janë të afërta me kreun e ASH-së, në takimin në Tiranë, Arben Taravari do të koordinohet dhe konsultohet me kryeministrin Edi Rama edhe rreth veprimeve të tij të mëtejme politike.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari tashmë është tërhequr nga Koalicioni me VLEN dhe nga Qeveria. Derisa ai thotë se nga Qeveria largohet për shkak të mosmarrëveshjes me VLEN për zgjedhjet lokale, si dhe pakënaqësitë në qeverisje, nga VLEN e akuzojnë se Taravari po bashkëpunon me Ali Ahmetin për ta kthyer BDI-në në Qeveri.