Memedali Jusufi
Ridefinimi Ilirida, Federalizimi i Maqedonisë, koncepte politike apo platforma politike qe nuk gjejnë jetësimin ne Maqedoninë e Veriut.
Sic shkruan portali ” realiteti ” sot shqiptarët e Maqedonisë janë pa një elite që mendon thellë dhe vepron largpamësisht. Kjo edhe mund te jete drama me e madhe e një populli që ka luftuar për të qenë, por po e humb gradualisht kuptimin e te qenit .
Nëse nuk ngrihet një elite e re mendimtare, ekonomike dhe politike thote ” realiteti ” shqiptarët në RMV do të rrezikojnë të mbesin prezenca simbolike në një realitet që e drejtone të tjerët.
Sipas portalit ” realiteti ”
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të pranishëm në çdo nivel të jetës politike, kulturore dhe institucionale. Kanë ministra, kanë universitete, kanë flamur, gjuhë zyrtare, madje edhe kryetarë të Kuvendit. Por pyetja që ngrihet është më e thellë: A kanë shqiptarët një projekt politik, ekonomik dhe kulturor që i bën zot të fatit të tyre?
Politikisht të përfaqësuar, por pa drejtim
Që nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët kanë hyrë në institucione. BDI ka qenë për 20 vite boshti i këtij përfaqësimi, ndërsa sot VLEN përpiqet ta sfidojë këtë monopol. Por përtej luftës për poste, mungon një vizion i qartë ideor për shqiptarët: si bashkëpronarë të shtetit, jo vetëm si partnerë teknikë në pushtet.
Sot, politika shqiptare në RMV sipas ” realitetit “është e mbërthyer mes pragmatizmit klientelist dhe opozitarizmit pa busull. Mbetet shumë larg modelit të elitës mendimtare që përfaqësonte dikur Arbër Xhaferi.
Kulturë dhe vetëdije: Krenari pa projekt
Kemi shumë krenari kombëtare, por pak vetëdije të thellë kulturore dhe intelektuale. Universitetet tona janë të politizuara. Rinia shqiptare ka më shumë gjasa të ikë për një kontratë në Gjermani sesa të marrë pjesë në një debat për zhvillimin e vendit. Kemi pak libra, pak mendimtarë publikë, shumë simbolikë, por pak substancë.
Ekonomi e brishtë, varësi nga jashtë
Shqiptarët në RMV mbijetojnë ekonomikisht, por nuk zhvillohen. Pjesa më e madhe e zonave shqiptare mbahen nga remitancat dhe tregtia e vogël, jo nga industri ose projekte zhvillimore. Shteti nuk ka ndërtuar politika që ta përfshijnë realisht këtë popullatë në zhvillim të barabartë ekonomik.
Shtet multietnik vetëm në letër
Në teori, Maqedonia e Veriut është një shtet për të gjithë. Në praktikë, shteti mbetet me strukturë etno-maqedonase. Shqiptarët janë të ftuar, por jo bashkëpronarë të kontratës shtetërore. Ligji është një gjë, ndjesia reale është tjetër. Dhe kjo e përforcon ndjesinë e përjashtimit, të cilën as gjuha zyrtare nuk e zbut dot, përfundon realiteti një portal në Kosovë.