Hamdi Nuhiju
Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është një shembull i gjallë i formulës së mbijetesës politike si dhe kalkulimeve të personave të cilët kanë ambicie të caktuara për t`u marr me politikë.
Në të kaluarën e afërt, kam pasur një detyrë për të përpiluar një hulumtim rreth partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Rekomandimet e tutorëve ishin që të shkruaj për partitë politike shqiptare ”serioze”. Edhe pse detyrën e kam përfunduar me sukses, nëse i rikthehem atij teksti duhet që të bëjë shumë ridefinime dhe risaktësime.
A është BDI-ja ajo që ka qenë në fillim të vitit 2002 si parti e dal nga lufta dhe e cila përfaqësonte vlerat e luftës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut? Zgjedhjet e fundit parlamentare e dëshmuan të kundërtën! Radhitja e partive rome, turke, në Frontin e BDI-së, madje edhe talljet e tipit se në luftën e UCK-së kishin marr pjesë edhe romë si toger e transformuan në tërësi votuesin dhe konceptin e BDI-së.
Çka është në të vërtetë BDI-ja e vitit 2024? Koncept i votës së pastër shqiptare? Jo. Koncept i pastër shqiptarë? Jo! Ishte një përzierje e partive politike të ideologjive të ndryshme politike e cila luftonte për të qëndruar në pushtet.
Paraqitja në skenë e VLEN-it si koalicion me parti politike shqiptare riktheu atë pak shpresë te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për t`u përfaqësuar pastër vota e pastër shqiptare. Në zgjedhjet e fundit u arrit qëllimi me 107.000 vota të pastra shqiptare. Porse, zig-zaget e kryetarit të ASH-së tashmë të ndarë, Arben Taravarit rikthyen në jetë konceptin e gëlltitjes së shumë emrave të politikanëve shqiptarë.
Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën gllabëroi emra të tillë si Rufi Osmani, Imer Selmani, Menduh Thaçi, Abdurrahman Aliti, Vesel Memeti e shumë emra të tjerë.
Hipoteza thotë se a do të jetë i radhës Arben Taravari? Shumë shpejtë kjo hipotezë do të testohet.