Ushtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish-aktivistë i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi për Pressonline.al ka folur për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut.
Ai thotë se trajtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nga ana e qeverisë së Hristijan Mickoskit (kryetar i VMRO-DPMNE-së) është një çështje që ngre debate të forta politike dhe ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të shtetit!
“Hristijan Mickoski si lider i partisë VMRO-DPMNE, parti tradicionalisht nacionaliste maqedonase për politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, ka arritur ta thellojë edhe më shumë barazinë etnike kjo fal edhe koalicionit me VLEN që ja ka krijuar një terren politik anti shqiptar”, thotë Krasniqi për të Pressonline.al
Sipas tij, qëndrimet e VMRO-DPMNE në pushtet ndaj Shqiptarëve filluan me:
Kundërshtimin ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në shtet.
Përjashtimin ose minimizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Retorikë nacionaliste, që shpesh është parë si provokuese dhe përçarëse.
Rezistencë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, që është themel për bashkëjetesën ndëretnike.
Krasniqi theksoi se pasojat e një Qeverie të drejtuar nga Mickoski dhe VLEN, është rrezikuar tej mase barazia ndëretnike që është jetike për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.
“Në të ardhmen mund të ketë një situatë të minuar politike me pasoja në shtim të tensioneve ndëretnike. Proceset euroatlantike mund të ngadalësohen, pasi respektimi i të drejtave të pakicave është kërkesë kyçe e BE-së dhe NATO-s. Kundërshtim i institucioneve shqiptare, veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare por edhe në pozita të tjera kundër shqiptarëve! Por ky rrotacion politik ka arritur të përçaj skenën politike shqiptare me një diskurs armiqësor mes vete duke rrezikuar ambientin politik shqiptar dhe kontaminuar edhe ato pak vlera që shqiptarët i kanë pasur edhe në politikë dhe jashtë saj”, nënvizoi ai.