Është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, në Gjilan.
Në raportin shtesë të policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar seksualisht gruan e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur(12.05.2025). E njëjta është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.