Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
Vijon nga numri i kaluar
VENDIMI NR. 33 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Tiranë, më 13.5.1972
VENDIM Nr. 33
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 13.5.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’u hiqet masa e internimit:
1. Gafur Nexhip Lloçit, i dl. 1933, lindur dhe banues në katundin Lojmë të rrethit Kukës.
2. Liri Zaim Lloçi, e dl. 1949, lindur në Shtiqën dhe banuese në katundin Lojmë, bashkëshortja e Gafurit.
Janë internuar me vendim Nr. 31, datë 6.5.1972, për 5 vjet kohë në katundin Klos të rrethit Kukës.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 34 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Tiranë, më 13.5.1972
VENDIM Nr. 34
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 13.5.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’u heqë masën e internimit personave të poshtëshënuar:
1) Murat Idriz Barolli, i dl. 1895, lindur Trestan dhe ish me banim në qytetin e Korçës, pensionist, kulak.
2) Alide Musa Barolli, e dl. 1918, punëtore, bashkëshortja.
3) Manushaqe Murat Barrolli, e dl. 1947, punëtore.
4) Lumturi Murat Barrolli, e dl. 1952, punëtore.
5) Sabri Muharrem Zhuli, i dl. 1911, lindur dhe banues në katundin Nikolicë të rrethit të Korçës, bujk.
6) Drita Hajdar Zhuli, e dl. 1919, lindur dhe banuese në Nikolicë të rrethit të Korçës, bashkëshortja e Sabriut.
7) Etem Sabri Zhuli, i dl. 1950, bujk.
Janë internuar për 5 vjet kohë me vendim Nr. 38, datë 6.7.1967, në katundin Moglicë të rrethit Korçë.
8) Muhamet Sabri Zhuli, i dl. 1948, bujk, është internuar me vendim Nr. 2, datë 14.2.1968, për 5 vjet kohë në katundin Moglicë të rrethit të Korçës.
9) Artemisi Irakli Papa, e dl. 1950, lindur dhe banuese në Durrës, e internuar me vendim Nr. 40, datë 2.XII.1969, për 5 vjet kohë në Patk-Milot të rrethit Durrës.
10) Shyqëri Mersin Sopaj, i dl. 1947, lindur dhe banues në Tiranë, i internuar brenda rrethit Tiranës për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 24, datë 23.5.1968.
11) Ibrahim Isuf Sokoli, i dl. 191, lindur në Shkodër dhe i internuar në Lushnjë që nga viti 1954.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 36 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 16.5.1972
VENDIM Nr. 36
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 16.5.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Të internojë personat e poshtëshënuar për 5 vjet kohë në katundin Fushë-bardhë të rrethit të Gjirokastrës, për arsye se në tetor të vitit 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtar i familjes së tyre, Besnik Aliko.
1. Ymer Godo Aliko, i dl. 1920, lindur në katundin Zhulat, me banim në Fushë-bardhë të rrethit të Gjirokastrës, bujk, fshatar i pasur, i padënuar.
2. Gaze Isuf Aliko, e dl. 1920, bashkëshortja e Ymerit.
3. Adelina Ymer Aliko, e dl. 1947.
Internimi ju fillon me datën 16.5.1972 dhe u mbaron me datën 16.5.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 37 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 8.6.1972
VENDIM Nr. 37
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 8.6.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se zhvillon veprimtari armiqësore dhe paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, të internojë për 5 vjet kohë në katundin Shetaj të rrethit të Durrësit,
Mahmut Kovaçin, i biri i Mustafajt dhe i Alijes, lindur dhe banues në katundin Laçaj të rrethit Dibër, i martuar, me 4 fëmijë, shtresë e mesme fshatare, bujk, i dënuar.
Internimi i fillon më datën 8.6.1972 dhe i mbaron me datën 8.6.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 38 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 14.7.1972
VENDIM Nr. 38
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.7.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se u janë arratisur jashtë shtetit pjesëtarë të familjes së tyre, të internohen për 5 vjet kohë brenda rrethit të Krujës në sektorin “Skënderbe” – Thumanë, personat e mëposhtëm:
1. Zef Kol Shyti, i datëlindjes 1945, lindur në Theth të Shkodrës dhe banues në Milot, i martuar me dy fëmijë, shtresë e mesme, punëtor, i dënuar, kryefamiljar.
2. Luçie Nikoll Pjetër Shyti, lindur në 1947 në katundin Jubicë të Shkodrës, banuese në Milot, shtresë e mesme, e shoqja.
3. Drane Kol Shyti, e datëlindjes 1923, banuese në Milot, punëtore, e ëma.
4. Ndue Preç Rexha, lindur në Vermosh në 1939, banues në Milot, shtresë e mesme, pa punë.
5. Mrike Kol Shyti (Rexha), e datëlindjes 1944, lindur në Thell të Shkodrës, banuese në Milot, bashkëshortja e Ndue Rexhës.
Të përmendurve internimi u fillon më datë 14.VII.1972 dhe u mbaron me datë 14.VII.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 39 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 14.7.1972
VENDIM Nr. 39
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.7.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se u janë arratisur jashtë shtetit pjesëtarë të familjes së tyre, të internohen për 5 vjet kohë brenda rrethit të Krujës në sektorin “Skënderbe” – Thumanë, personat e mëposhtëm:
1. Enver Sulo Xhezo, i dl. 1919, banues në qytetin e Tiranës.
2. Sofije Pandeli Xhezo, e dl. 1917, bashkëshortja e Enverit.
3. Islam Enver Xhezo, i dl. 1948.
4. Petrit Enver Xhezo, i dl. 1947.
5. Viktorija Enver Xhezo, e dl. 1952.
Janë internuar me vendim Nr. 35, datë 16.5.1972, për 5 vjet kohë.
Internimi u fillon me datën 16.5.1972 dhe u mbaron me datën 16.5.1977
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 41 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 14.7.1972
VENDIM Nr. 41
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.7.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se u janë arratisur jashtë shtetit pjesëtarë të familjes së tyre, të internohen për 5 vjet kohë në katundin Povel-Hoxharë, të lokalitetit Ballsh të rrethit të Fierit, personat e mëposhtëm:
1. Kasem Sherif Pasho, i datëlindjes 1903, lindur në katundin Psar i Zi të rrethit të Kolonjës, banues në Hoxharë Fier, shtresë e mesme, i martuar me fëmijë, bujk.
2. Pashako Ali Pasho, e datëlindjes 1910, e shoqja.
3. Pasho Ali Pasho, i datëlindjes 1947, beqar, i dënuar, i biri.
Internimi u fillon me datë 14.7.1972 dhe u mbaron me datë 14.7.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 42 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 14.7.1972
VENDIM Nr. 42
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.7.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
1. Mitro Ilia Jani, i datëlindjes 1912, nga katundi Bodrishtë i Gjirokastrës, i internuar në Gradishtë të Lushnjes me vendimin Nr. 30, datë 2.9.1971.
Të transferohet me masë internimi në katundin e tij, Bularat të rrethit të Gjirokastër.
2. Xhafer Mehmet Kanani, nga Kalivaçi i Tepelenës, i internuar në katundin e tij Kalivaç, me vendimin Nr. 14, datë 25.2.1972.
Të transferohet me masë internimi në Selenicë të rrethit të Vlorës.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 43 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi i II-të
Tiranë, më 14.7.1972
VENDIM Nr. 43
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.7.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, t’i heq masën e internimit.
1. Maliq Levzat Skëndylit, i datëlindjes 1923, lindur në Gjinokastër, ish me banim në Tiranë, i internuar në vitin 1967 në Beçisht të rrethit të Tepelenës. Me vendim Nr. 29, datë 5.V.1972, u internua për 5 vjet të tjera.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 46 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 21.8.1972
VENDIM Nr. 46
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 21.8.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se zhvillon veprimtari armiqësore dhe paraqet rrezikshmëri shoqërore për t’u arratisur jashtë shtetit, të internohet për 5 vjet kohë:
1. Nikoll Filip Zaho, lindur në Lugar të Gjirokastrës dhe banues në fermën e Llakatundit të rrethit të Vlorës, i martuar me një fëmijë, shtresë e pasur, i prekur nga reformat, me arsim fillor, me profesion mekanik, me kombësi greke dhe shtetësi shqiptare. I dënuar njëherë me 18 vjet privim lirie për tentativë arratisje, ka një vëlla jashtë shtetit që vepron aktivisht kundër vendit tonë, ka vëlla Mihal Zahon që u arrestua për veprimtari armiqësore.
I përmenduri të internohet në vend-banimin e tij në fermën e Llakatundit të rrethit të Vlorës.
Internimi fillon me datën 21.8.192 dhe mbaron me datën 21.8.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 47 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 11.9.1972
VENDIM Nr. 47
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 11.9.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Të transferohen nga Libofsha për në Roskovec të rrethit të Fierit, personat e poshtëshënuar:
1. Pëllumb Jakup Dishnica, i datëlindjes 1911, lindur në Korçë, i martuar.
2. Amalia Petro Dishnica, e datëlindjes 1922, lindur në Vlorë, bashkëshortja e Pëllumbit.
Janë internuar me vendim Nr. 3, datë 14.2.1968, për 5 vjet kohë.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 48 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 4.X.1972
VENDIM Nr. 48
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 4.X.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se me datën 21.8.1972, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, djali i tij, Odhise Ksera, të internojë për 2 vjet kohë në katundin Shetaj të rrethit Durrës:
1. Jani Sevo Ksera, i datëlindjes 1921, lindur dhe banues në katundin Derviçan të Gjirokastrës, me arsim fillor, marangoz, me punë në ndërmarrjen e Grumbullimit Gjirokastër, minoritar-grekë, i padënuar, i martuar, me fëmijë, shtresë e varfër.
Internimi i fillon prej datës 4.10.1972 dhe i mbaron me datën 4.10.1974. Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA