Policia ka arrestuar Land dhe Bardhok Kaba, dy djemtë e zëvendësdrejtorit të Doganave, Garip Kaba. Aksioni policor ka ardhur pas lajmërimit se Landi dhe Bardhoku kanë kërcënuar ish-deputetin e ASH-së, Salim Sulejmani, i cili sot u dorëhoq nga posti i deputetit, shkruan gazeta KOHA.
Megjithatë, është Garip Kaba ai që përgënjeshtron se djemtë e tij e kanë kërcënuar Sulejmanin, ndërda akuzon për shpifje dhe shantazhe politike ndaj tij, pasi është pjesë e ngushtë e ekipit të Taravarit.
“Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!”, shkruan Garip Kaba.
Reagimi i plotë i drejtorit të Doganave, Garip Kaba:
Regjimi hibrid (S’vlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione!
Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm” Salim Sulejmanit.
Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.
Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!
Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij, por jo me keto lojëra të pista.