Një moment i pazakontë dhe qesharak u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u filmua teksa i kapte gishtin presidentit francez Emmanuel Macron gjatë shtrëngimit të duarve.
Videoja, e cila u bë virale dhe tërhoqi vëmendjen e mediave turke, tregon se pas këtij momenti të papritur, të dy liderët qeshën, duke krijuar një atmosferë miqësore.
Sipas mediave të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë këtij takimi, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit — një gjest i njohur që simbolizon kontrollin. Megjithatë, presidenti turk nuk lejoi këtë dhe reagoi me një “përmbysje klasike”, sipas analistëve të gjuhës së trupit. Ky kundërveprim pasiv-agresiv nxori jashtë balancës liderin francez, pa pasur nevojë për asnjë fjalë.
Turkish President Recep Tayyip Erdoğan spotted clamping down on French President Emmanuel Macron’s finger.
The incident took place at the European Political Community summit in Albania yesterday.
Turkish media is claiming that Macron was attempting to “establish… pic.twitter.com/nqo6eqXvCX
— Collin Rugg (@CollinRugg) May 17, 2025