Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e Regjistrit Qendror, si institucion shtetëror, për të pranuar tetë punonjës të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, ndonëse, sipas BDI-s, ky institucion ende nuk e ka përmbushur obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike.
Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.
BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane.
I bëjmë thirrje Qeverisë njëetnike që të ndalojë me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.
Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të vlen-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional.
Ata nuk kanë as ndikim, as autoritet.
E vetmja gjë që bëjnë është të arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm.
Kushdo që mbetet për ta legjitimuar këtë qeveri , qoftë me pjesëmarrje, qoftë me heshtje, është bashkëfajtor.
Kjo qeveri është në shkatërrim e sipër, dhe shqiptarët nuk duhet të jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 28.07.2025
Aktuale
- Bullgaria shpalli tender për 2,4 kilometrat e fundit nga hekurudha nga Gjueshevë deri në Deve Bair dhe për seksionin Sofje – Radomir
- Propozim-ligji për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare e kaloi filtrin e komisionit
- Gara për përzgjedhjen e Drejtorit të BKH-së, përfundojnë intervistat! Shtatë kandidatët kalojnë në fazën e radhës
- Aktivizohet një vatër e madhe zjarri në Dukat të Ri, flakët i afrohen banesave! E vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve
- DPHM: Nga sonte priten reshje të shiut në Maqedoni
- Arrestimi i spiunëve: Serb i Shtërpcës nën akuzë për bashkëpunim me shqiptarët
- SPAK mbyll hetimet për Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë, çon për gjykim dosjen “Revanshi 2”
- Ramadani: Ofendimi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë kurrë gjuha jonë politike