Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, ku është shënuar një garë tepër e ngushtë mes dy kandidateve të Partisë Socialiste. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka siguruar mandatin e deputetes, duke mposhtur Blerina Gjylametin me një diferencë minimale prej vetëm dy votash.
Sipas rezultateve zyrtare, Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Gjylameti 5804.
Kandidati më i votuar në listën e hapur të PS për Tiranën rezulton të jetë Blendi Gonxhja me 22,398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21,364 dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 19,113 vota. Më tej renditen Fatmir Xhafaj me 12,677 vota, Ornaldo Rakipi me 9,683 dhe Anila Denaj me 8,783 vota.
Nga gara për Kuvendin kanë mbetur jashtë disa prej figurave të njohura dhe me eksperiencë të Partisë Socialiste, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Xhemal Qefalia. Jashtë mbeten gjithashtu Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Plarent Ndreca.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama siguruan mandatin e katërt qeverisës, duke marrë 83 deputetë. Partia Demokratike mori 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3, ndërsa partia e Agron Shehajt “Mundësia” fitoi dy vende në Parlament. Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” siguruan nga një mandat secila.
PS – 19
- Edi Rama
- Ogerta Manastirliu
- Elisa Spiropali
- Lindita Nikolla
- Taulant Balla
- Adea Pirdeni
- Albana Kociu
- Igli Hasani
- Delina Ibrahimaj
- Ilva Gjuzi
- Iris Luarasi
- Erion Malaj
- Blendi Gonxhja (22398)
- Erion Brace (21364)
- Ervin Hoxha (19113)
- Fatmir Xhafaj (12677)
- Ornaldo Rakipi (9683)
- Anila Denaj (8783)
- Olta Xhacka (5806)
- Xhemal Qefalia (9494)
- Toni Gogu (6051)
- Blerina Gjylameti (5804)
- Etilda Gjonaj (5209)
- Kejsi Elezi (4995)
- Pandeli Majko (4750)
- Plarent Ndreca (4570)
- Florian Pullazi (4559)
- Ermonela Felaj (4269)
- Mimi Kodheli (3877)
- Julinda Dhame (3692)
- Eldian Cepeli (3256)
- Ylli Shehu (2940)
- Klotilda Bushka (2872)
- Sofika Lleshi (2842)
- Antonela Dedej (2684)
- Halit Valteri (2286)
- Blendi Sulaj (2121)
- Entela Ramosacaj (2076)
- Roy Bashaj (2050)
- Andi Seferi (2001)
- Endrit Braimllari (1902)
- Arben Pellumbi (1840)
- Edlira Dyrmishaj (1226)
- Persida Shkrepa (1210)
- Glindxhet Madhi (1117)
- Etjen Xhafaj (1071)
- Silda Cepe (1018)
- Halil Koloshi (966)
- Mirgit Vataj (876)