Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ka zbuluar detaje nga projekti në Ishullin e Sazanit, duke thënë se do të jetë një ndër gjërat më unike në botë.
Ai tha se me Shqipërinë është njohur rastësisht, teksa po shkonte për në Korfuz në një xhiro me anije në verën e vitit 2021.
Gjatë fjalës së tij në një videomesazh nga Forumi Ndërkombëtar FII që u zhvillua në Tiranë, Kushner tha po ashtu se pas vizitës në jug të Shqipërisë, e studiuan tregun dhe demografinë për një vit dhe u arrit në përfundimin se ishte mjedis perfekt për investim.
Kushner: Jam xheloz që jeni në Shqipëri sot, është një vend i bukur. Kam qenë me pushime kur lamë qeverinë në verën e vitin 2021, ishim në anijen e një shoku, para Korfuzit kaluam disa ditë në Shqipëri. Në një nga netët, kryeministri Rama erdhi te anija. Nuk e kisha takuar kur ishim në qeveri, por u impresionova me vizionin se çfarë donte të bënte ai për Shqipërinë.
Unë nuk dija asnjë gjë për vendin, nuk e dija as historinë e të shkuarës së errët të komunizmit që e kishte lënë plotësisht të pazhvilluar si shtet.
Një nga gjërat që më tërhoqi ishte se ai (Rama) është një politikan me shumë aftësi, një lider i fuqishëm dhe i zgjuar, por edhe një artist. U intrigova nga kjo dhe para së të shkoja në Korfuz, vizituam Butrintin që ishte një sit spektakolar dhe po mendoja. Vendi kishte një natyrë të bukur, por dukej sikur ishte një vend që askush nuk e dinte dhe nuk e kuptonte. U mendova për një vit dhe një vit më vonë fillova të shikoja mundësitë për investime në Ballkan dhe ortaku më tha ‘hajde ikim në Shqipëri, të shohim çfarë mund të bëjmë’. Vendi po ndërton një aeroport në bregdetin që ata mendojnë se është më i bukuri. Kështu që shkuam atje dhe pamë për mundësi për të ndërtuar diçka që do të jetë unike në botë.
Shpenzuam një vit duke studiuar tregun, demografinë, a është një vend i pastër, a do të bëjë qeveria atë që premton. Sa më shumë që stadium tregun aq më shumë u dashuruam me atë që do të krijonim dhe kuptuam që mjedisi ishte perfekt.
……………………..