Në VELN ka shumë dallime. Kështu tha sonte ish partneri i këtij koalicioni, Arben Taravari, i cili nënvizoi se ky koalicion ka qenë dhe mbetet disfunksional.
“VLEN ekziston si koalicion dhe ka tendenca për shkrirje në një parti. Kishte edhe më herët, por kjo prolongohej dhe në momentin që ne u distancuam nga koalicioni, ata të nesërmen mbajtën mbledhje për tu bashkuar, por nuk zgjodhën kryetar partie dhe kjo fletë se sa dallime ka aty dhe unë sa e shoh, ai koalicion është disfunksional fatkeqësisht”, tha kreu i ASH në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri.
Ai tha se besoj të ketë bërë mirë me dorëheqjen, pasi ka marrë shumë porosi prej njerëzve pasi shumë rrallë ndodh ndonjë parti të tërhiqet prej Qeverie.
“Partitë ekzistojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe të qeveris sa më mirë. Konstatimi ynë ishte se qeverisim shumë dobët dhe kishim shumë kritika prej qytetarëve se shqiptarët po margjinalizohen. Është e ndershme të lihet kolltuku dhe të kthehemi te qytetarët e të kërkohet mbështetje për udhëheqje sa më të suksesshme të bashkive të cilat do ti fitojë ASH”, deklaroi kryetari i ASH, Arben Taravari.