Turqia ka zbuluar deri në 20 miliardë fuçi naftë bruto në Somali si pjesë e iniciativës së saj për të eksploruar dhe gjetur burime të reja energjie në Bririn e Afrikës.
Sipas mediave turke dhe somaleze, misionet turke të kërkimit kanë zbuluar depozita që vlerësohet të përmbajnë deri në 20 miliardë fuçi naftë bruto të shfrytëzuar nga aspekti komercial,.
Edhe pse dy blloqet e operuara nga Turqia në rajon kanë dhënë tashmë rezultate të rëndësishme, blloku i tretë është ende në fazën e kërkimit dhe gjithashtu pritet të përmbajë sasi të mjaftueshme nafte për shfrytëzim komercial.
Zbulimi i rezervave të mëdha të naftës vjen një muaj pasi Turqia dhe Somalia nënshkruan një marrëveshje për të eksploruar naftë dhe gaz në tokë në vendin e Afrikës Lindore, nën kujdesin e Korporatës Turke të Naftës dhe Autoritetit Somali të Naftës.
Edhe pse marrëveshja paraqitet si një përfitim për zhvillimin e sektorit energjetik të Somalisë, shumë e kritikojnë atë si një kontratë që favorizon Ankaranë, pasi u jep autoriteteve turke të energjisë rreth 90% të të drejtave për naftën dhe gazin somalez.