Çdo i treti fëmijë në vend jeton nën kufirin nacional të varfërisë, gjegjësisht 79% e fëmijëve romë dhe 40% e të gjithë fëmijëve përjetojnë varfëri shumëdimensionale. Rreth 20.000 fëmijë nuk kanë sigurim shëndetësor efektiv dhe 73% e fëmijëve përjetojnë disiplinë të dhunshme në shtëpi, tregojnë të dhënat e prezentuara në konferencën “Garancia për fëmijë: Rruga për të përfunduar varfërinë dhe përjashtimin e fëmijëve”, të organizuar nga Minsitria e Politikës Sociale dhe UNICEF. Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani tha se të dhënat për varfërinë e fëmijëve janë alarmante dhe tregojnë nevojën për ndërmarrjen e masave urgjente.
FATMIR LIMANI, MINISTËR I POLITIKËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE RINISË
“Garancia e europiane për fëmijët si një mekanizëm i BE-së për parandalimin e varfërisë dhe përjashtimit social, është veçanarisht relevante për RMV-në ku një në 3 fëmijë jeton në varfëri. Kjo është një shkallë ndjeshëm më e lartë se ajo e varfërisë në nivel të populates në përgjithësi. Veçanarisht të cënueshëm janë fëmijët romë, ata që jetojnë me një prind të vetëm dhe ata që jetojnë në familje me tre ose më shumë fëmijë”.
Përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV, Lesli Miller tha se Garancia europiane për fëmijë ka për qëllim parandalimin e varfërisë së fëmijëve dhe mundësimin e mbrojtjes sociale për ta.
LESLI MILLER, PËRFAQËSUESE E UNICEFIT NË RMV
“1 në 3 fëmijë jetojnë në varfëri, 40% e fëmijëve perballen me varfëri, varfëria e fëmijëve është më shumë se mungesë e të ardhurave ndikon në shëndetësi e në arsim. Pa mbështetje këta femije ngelin prapa ne mesime. 29% e femijeve romë jetojnë në varferi, rreziqet gjithashtu kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufiziara dhe ata qe rriten pa familje, shumica prej tyre përballen me vështirësi në sistemin shëndetësor, duhet ti identifikojmë këta fëmije dhe të permbushen nevojat tyre”.
Sipas këtyre të dhënave më pak se 37% e fëmijëve midis 3 dhe 6 vjeç kanë qasje në arsimin parashkollor ndërsa gjysma e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk kalojnë në arsimin e mesëm për shkak të mungesës së masave mbështetëse.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/