E Majta në Kuvend propozoi formimin e inspektoratit për përdorimin e stemës, flamurit, himnit dhe flamujve të bashkësive. Sipas tyre, ligjet ekzistojnë por nuk ka kush kontrollon zbatimin e tyre. Ndërkohë, nga kjo parti thonë se çdo ditë vërehen shkelje. Inspektorati, sipas tyre, duhet të ketë kapacitet të veprojë edhe mbi institucionet dhe mbi personat fizik e juridik.
“27 vjet ekziston ligj për flamurin dhe stemën shtetërore por nuk ka organ që ta zbatojë këtë ligj. Gjithashtu ekziston ligj për flamujt e bashkësive, edhe ai ligj parashikon gjoba por nuk ka institucion që i cakton ato gjoba. Praktikisht kemi fjalë të vdekura në letër. Në ndërkohë jemi dëshmitarë të mosrespektimit të përditshëm të simboleve shtetërore, veçanërisht gjatë festimeve publike, ndeshjeve sportive, madje edhe ceremonive zyrtare. Çdo ditë shohim përdorim të padrejtë, ekspozim nënçmues ose mungesë atje ku ligji parashikon përdorim”, deklaroi Amar Mexhinoviq, E Majta. /Alsat.mk
Data 29.07.2025
Aktuale
- Ilir Meta reagon pas mbylljes së hetimeve nga SPAK: S’kam marrë ftesë zyrtare, më njoftoi një gardian burgu! Do paraqitem kur të jetë i gatshëm avokati
- Koreja e Veriut: Trump duhet ta pranojë realitetin e ri bërthamor
- Ministria e Transportit në RMV anuloi tenderin për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë
- ASH: Taravari nuk pranoi të jetë pjesë e mashtrimit politik – VLEN ka dështuar
- Zjarret në Vlorë/ Arrestohet një 25-vjeçar dhe procedohen dy të tjerë, mes tyre një 15-vjeçar për zjarrvënie në Konispol dhe Dukat
- Kasami: Kemi kërkuar nga Ministri që në qytet të ketë vetura mobile, e cila do të regjistrojë shkelësit e ligjit në komunikacion
- Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska
- Mexhiti: Sipas gjitha gjasave, unë do të jem kandidat për kryetar të Çairit