Si Qeveri që VLEN vazhdojmë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë. Në kuadër të investimit për kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturës në arsimin parashkollor, Qeveria VLEN po investon në ndërtimin e çerdheve në Çair dhe Hasanbeg. Derisa deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4.000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç bëri të ditur ministri Fatmir Limani, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim të sipër janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të tjerë.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të fëmijëve në sistemin arsimor që nga mosha më e hershme, duke garantuar një fillim më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë fëmijët pa dallime entike, sociale apo rajonale. Çerdhet moderne të cilat po ndërtohen janë të pajisura me standarde bashkëkohore dhe moderne, të cilat sigurojnë një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe edukativ për fëmijët dhe zhvillimin e tyre. Ky investim i Qeverisë që kujdeset për qytetarët tregon edhe njëherë rëndësinë që i kushtohet investimit në të ardhmen e vendit përmes edukimit cilësor te fëmijët tanë që nga mosha parashkollore.
Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për fëmijët, duke u siguruar edukim më cilësor, këto projekte ndikojnë pozitivisht edhe në jetën e prindërve të tyre, të cilët do të kenë mundësi më të shumta për angazhim profesional në punët e tyre. Pasi kujdesi, siguria dhe edukimi i fëmijëve do të bëhet në çerdhet të cilat po ndërtohen. Ky projekt gjithashtu nxit zhvillimin lokal, krijon vende të reja pune dhe forcon komunitetin.
Qeveria VLEN mbetet e përkushtuar në krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme arsimore, që do të shërbejë për gjeneratat e tashme dhe gjeneratat e ardhshme!
Data 24.09.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Vendimin e Qeverisë për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillave të komunave
- Varrosi të ëmën në oborrin e shtëpisë për t’i marrë pensionin, flet djali i 62-vjeccares: Nuk e kam parë gjyshen që në vitin…
- Tre shqiptarë përgjegjës për 40 vjedhje në Zvicër, dalin para gjykatës
- Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
- Radoiçiq kërcënon qytetarët serbë që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit
- 62-vjeçarja varrosi nënën e saj pranë shtëpisë dhe vazhdonte t’i merrte pensionin, zbardhet dëshmia e të birit: Kishte frikë! Në telefonatën e fundit më tha…
- Çairi do të bëhet si Ferizaji, takohen Agim Aliu dhe Bujar Osmani
- Radoiçiq kërcënon qytetarët serbë që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit