Nëntë maji shënon Ditën e Evropës. Kjo datë e rëndësishme na përkujton një moment të veçantë kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian, i themeluar mbi vlera, vizion dhe rrugëtim të qartë. Bashkimi Evropian është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore.
Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri VLEN riafirmojmë projektimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në këtë familje të madhe, Bashkimin Evropian, dhe në realizimin e ëndrrës shumë vjeçare të qytetarëve tanë për tu bërë pjesë e këtij organizimi politik që sjelllë prosperitet dhe shpresë të re.
Hap pas hapi, RMV-ja po i afrohet Bashkimit Evropian. Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, tani ndihen më afër se kurrë me BE-në. Ne inkurajojmë dhe përkrahim reformat në gjyqësor dhe administratë publike që ato të jenë sa më efikas dhe shërbimet të jenë në të mirë të qytetarëve.
Kjo ditë na përkujton edhe detyrimet tona që duhet t’i përmbushim për t’u anëtarësuar në BE. Pra, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë me zero tolerancë. Institucione transparente, përgjegjëse, efikase dhe të qasshme për qytetarët janë aspiratat tona, dhe puna jonë e përditshme që po e bëjmë.
Vendi ynë, Maqedonia e Veriut,është mirënjohëse dhe falëndëruese pa masë ndaj BE-së për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar shtetit tonë. Në drejtim të përmbushjes së detyrimeve tona dhe për t’u bërë një vend i banueshëm, i jetueshëm, vend ku ka shpresë, vend ku të rinjtë mund të planifikojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ne si VLEN mbesim në qëndrimin se rruga drejt BE-së është një proces i pakthyeshëm deri në anëtarësimin e plotë në këtë familje të madhe.
Urime 9 Maji – Dita e Evropës!
Data 25.09.2025
Aktuale
- I mori jetën galeria në të cilën punonte, policia arreston dy punonjës teknik si përgjegjës për vdekjen e minatorit
- Meta: Bashkë me Veliajn të largoheshin edhe këshilltarët e PS. Ja si duhet të jetë kandidati i opozitës për Tiranën
- Si historia tragjike e nënës së Putinit formoi karakterin e liderit rus
- Vrasja me thikë e 51-vjeçarit, shoqërohen në polici 10 persona, mes tyre dhe autori i dyshuar i krimit
- Këmbimi valutor 25 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…
- Njihej si person jo problematik/ U gjet i vrarë, trupi i 51-vjeçarit dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore
- U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës, autori ende në arrati