Pavarësisht shumë kritikave dhe akuza nga koalicioni VLEN ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili muaj më parë, u largua nga koalicioni VLEN, ai dhe partia e tij vazhdojnë të mbeten në Qeveri. Ndërkaq, sipas njërit ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, Taravarit i kanë mbetur edhe disa ditë si ministër i Shëndetësisë, me çka sipas tij, ai dhe partia e tij do të largohen edhe nga Ekzekutivi.
BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA 14:07
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”.
Se kur do të merret ndonjë vendim i tillë, Kasami tha se me Mickoskin janë dakorduar për “tajmingun” dhe dinamikën e veprimeve të cilat do të ndërmerren në ditët në vijim.
BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”.
Sa i përket qëndrimeve të zv/kryeministrit Arben Fetai, kuadër i ASH-së së Taravarit, Kasami tha se ai është zëri ndryshe nga disa veprime të kryetarit të ASH-së, duke thënë se ata dëshironin që edhe më tutje ASH të jetë pjesë e koalicionit VLEN dhe pjesë e Qeverisë, por shtoi se në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë siç tha, me Ali Ahmetin dhe BDI-në.
Kujtojmë se përplasjet në koalicion VLEN filluan nga kur Taravari ka kërkuar që në zgjedhjet lokale të dalin me lista të veçanta për kryetar komunash, gjë që nuk u pranu nga parnerët tjerë në koalicion, ndërsa të njëjtit akuzuan kreun e ASH-së, se bashkëpunon me BDI-në dhe e shpallën të vetpërjashtuar nga VLEN-i, pasi sipas tyre, për ta është e papranushme që ndonjë parti në koalicion të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Samir Mustafa /SHENJA/