Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski, tha se ekipi i prokurorisë po punon për marrjen në pyetje të dëshmitarëve si në Koçan ashtu edhe në Shkup, dhe njoftoi se pret që hetimi për zjarrin në të cilin humbën jetën 62 persona të përfundojë brenda afatit ligjor, pra deri më 17 qershor.
Kocevski tha se nuk mund të zbulojë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimit, por tha se intervistat e dëshmitarëve janë duke vazhduar.
Ai theksoi gjithashtu se është duke u zhvilluar një hetim kundër 14 nëpunësve të policisë në Prokurori për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe nuk përjashtoi mundësinë që hetimi të zgjerohet për të përfshirë një numër edhe më të madh personash.
“Hetimi për momentin vazhdon, me atë që prokurorët publikë, një pjesë janë në Koçan, një pjesë janë në Shkup, punohet në një procedurë të ndërlikuar e thamë këtë edhe herën e kaluar. Për momentin dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuarit edhe persona tjerë që dinë diçka për ngjarjen. Ndërkohë koordinohen me ekspertët për atë që duhet bërë ekspertizë. Në Prokurorinë publike për krim të organizuar e dini se edhe atje ka procedurë kundër 14-15 personave, ku edhe atje hetimi është në rrjedhë. Për dallim nga këtu atje nuk ka masa të shqiptuara të paraburgimit ka masa të tjera”, tha Lupço Koceski, Kryeprokuror./ Alsat.mk