Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami i pyetur për qëndrimin e Arben Taravarit si ministër në Qeveri, tha se atij i kanë mbetur edhe disa ditë.
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami.
Kasami tha se me Mickoskin janë dakorduar për tajmingun dhe dinamikën e veprimeve të cilat do të ndërmerren në ditët në vijim.
“Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Kasami, raporton SHENJA.
Sa i përket qëndrimeve të zv.kryeministrit Arben Fetai, Kasami tha se ai është zëri ndryshe nga disa veprime të kryetarit të ASH-së.
“Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm, Ne do të dëshironim që edhe më tutje ASH të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e Qeverisë por në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Ali Ahmetin dhe BDI-në”, deklaroi Kasami. /SHENJA/
Data 21.08.2025
Aktuale
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- LSDM-ja akuzon për politika të dështuara ekonomike
- Mickoski për Badenterin: Është punë e kryer, nuk preket!
- Zjarri në lagjen Vllae vihet nën kontroll, nuk ka informata për viktima apo të lënduar