Në Varshavë sot do të mbahet takim jofromal i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në Union, ku do të marrë pjesë edhe minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të vendit tonë, Timço Mucunski.
Në takim, që do të mbahet në formë të drekës së punës në kuadër të mbledhjes joformale të Këshillit për punë të jashtme të BE-së (FAC), ministrat do të bisedojnë për sfidat e politkës evropiane të jashtme dhe të sigurisë, me theks të veçantë në ndërtimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride.
Krahas Mucunskit dhe shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, në takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mali i Zi.
Në kuadër të qëndrimit në Poloni, Mucunski do ta vizitojë edhe ekspozitën përkujtimore në kampin e dikurshëm nazist Treblinka dhe do të vendosë lule në memoralin e hebrenje të deportuar maqedonas.
Përndryshe, para takimit me kolegët nga vendet kandidate për anëtarësim, ministrat evropianë të punëve të jashtme në pjesën e punës të mbledhjes joformale të FAC do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës, marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në dhe për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në konfliktin indiano-pakistanez.
Dje në ditën e parë të takimit të FAC, shefat evropianë të diplomacive patën diskutim për çështjet kyçe në raportet e BE-së me Britaninë e Madhe, ku mori pjesë edhe sekretari shtetëror britanik i punëve të jashtme, Dejvid Lami.
Nikoqirë të tubimit në Varshavë janë shefat e diplomacisë polake, Radosllav Sikorski dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Takimet joformale të Këshillit për punë të jashtme, i njohur si formati “Gimnih”, janë tubime në të cilat ministrat nuk sjellin kurfarë vendime formale, por vetëm diskutojnë dhe këmbejnë mendime për nismat dhe temat e caktuara të kompetencave të tyre. Takime të këtij formati mbahen rregullisht prej vitit 1974 me qëllim që të mundësohet diskutim joformal dhe i hapur mes ministrave për çështje strategjike.