Ndryshe nuk përkufizohet BDI pos një kazan në të cilin vlojnë hajnia, krimi dhe korrupsioni. Pra, në këtë kazan ku ziheshin planet anti-shqiptare, “begu” i Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë mendjen të shkojë. Më keq se kaq, po tenton të kontrabandojë edhe mandatet e deputetëve të cilët i fituan në emër të ndryshimit.
Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me BDI-në. Ziadini është tradhtari se ai po tenton t’ia zgjat pushtetin BDI-së.
Qytetarët e thanë fjalën e tyre, votuan për ndryshimin. Ndryshimi erdhi. Taravari dezertoi, por për një dezertor i ligë nuk duhet të rreshtohet gabimisht e tërë ushtria. Dezertori jo vigjilent nuk duhet të determinojë orientimin e një ushtrie të denjë, të pastër, me qëllim konkret. Tani është koha për reflektim, të gjithë deputetët, anëtarët, aktvistët të pozicionohen në anën e duhur aty ku ishin.
Nëse Selën e braktisët për këtë shkak, ose siç preferoni ju ta quani se krahu i Selës u larguan, vetëm që ky i fundit shkoi me BDI-në. Ku është tani logjika që të qëndroni krahë Taravarit, i cili po u kthen edhe te Sela edhe te Ahmeti. Ne besojmë në vigjilencën e aktivëstëve të sinqertë, punëtorëve të zellshëm që ndryshimi vetëm ka nisë, por duhet të vazhdojë.
Taravari është lodhur shumë, mbase përshkak se nuk ka ecur maleve sikurse Ahmeti nuk ka kondicion më shumë. Taravari po punon që të shkojë në pension të parakohshëm politik.
VLEN është dhe do të jetë mburoja e shqiptarëve, rreshtohuni tani në anën e duhur, tani është koha.
Taravari me Ahmetin dorë për dore në pension, VLEN krahë për krahë me popullin shqiptarë drejt arritjeve e objektivave të reja!
Data 06.11.2025
Aktuale
- Mexhiti: Sonte nisi pastrimi i Shkupit (FOTO)
- Mickoski: Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit
- Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë
- “Langaraq” “Do thyesh kokën”- Kamera e fshehtë e Vetting zbardh momentet e tensionit mes babait të kryetatimorit dhe avokatit Muharem Doku! Binaj: Unë as e çaj b*thën fare
- Zjarr mbi Arnaqi të Sarajit
- Presidenti bullgar: “Bota serbe”: Kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
- Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend
- Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në RMV


