Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sonte ka deklaruar se ai mbetet të kontakt me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se do të bisedohet edhe më tej për pozitën e tyre në Qeveri.
Sa i përket statusit të tij në facebook se “nuk ia vlen”, Taravari tha se ka gjëra që nuk ja vlen të komentohen.
“Mendoj se disa politikan i shoh me shumë emocione pak duhet të trigerojsh diçka dhe menjëherë të vjellin. Unë mundohem të jem i kujdesshëm dhe racional kur e themi diçka t’ju përmbahemi atyre gjërave që ju kemi thënë”, tha Taravari.
Taravari tha se pas deklaratave të tyre se do të dalin me lista të veçanta ndodhi një rrëmujë ndërsa shton se partitë e VLEN-it nuk janë të vetëdijshëm se edhe çfarë thonë.
“Ato ishin që para një vit nuk ndaleshin tu ardh në Gostivar tu u lut dhe tu u përul që ta sjellim ndryshimin, por ky ndryshim nuk është ai ndryshim që e premtuam para qytetarëve para një viti”, u shpreh Taravari.
Taravari tha se e sheh se me VLEN-in më nuk mund të bashkëpunohet.
Data 07.05.2025
Aktuale
- Qoku: Po, e lutëm shumë Taravarin, mezi e shqepëm prej Aliut!
- “Çyryku burgosi Ervin Salianjin”- Tomor Alizoti: Rama vuri ne mes të Tiranës një kullë me formën e kokës së tij, do e bëjmë me biletë
- Taravari për partitë e VLEN-it: Para një viti nuk ndaleshin duke ardhur në Gostivar duke mu lutur për ta sjell ndryshimin
- FOTO/ Krimi për pronën në Has, ky është personi që ekzekutoi 34-vjeçarin! Autori reagoi pas ngjarjes në rrjetet sociale: M’u desh të vrisja dikë me pistoletë për t’i…
- Durmishi: Nuk ka rritje të inflacionit, masat e ministrisë dhanë efekt duke mos pasur rritje çmimeve
- Turqia dënon sulmet me raketa të Indisë ndaj Pakistanit
- Sela për mundësinë që Taravari t’i bashkohet Frontit Evropian: Herë e thotë ketë herë atë, se ndjek dot në gënjeshtrat e tij!
- Sherri për pronën çoi në vrasjen e 34-vjeçarit! Dy ditë më parë familjet në Has u konfliktuan, fisi Jaku kishte bërë mbi 40 kallëzime për zgjidhen e çështjes