Demokracia patjetër që duhet të jetë një nga shtyllat bazë të sistemit arsimor. Procesi arsimor
është mjet për përvetësimin e aftësive dhe njohurive, por patjetër duhet të orientohet edhe
ndaj të menduarit kritik, ndaj zhvillimit të përgjegjësisë, ndërgjegjësimit për të drejtat dhe
detyrimet е njeriut, ndaj konstruktivitetit dhe respektit.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në punëtorinë
përfundimtare “Përforcimi i shkollave për arsim demokratik – arritjet dhe rezultatet”, në
kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë” të cilin Këshilli i Evropës e implementoi nga
viti 2023, me mjete financiare nga Republika Federale e Gjermanisë.
“Kam nderin që sot Maqedonia, në zhvillimin e arsimit demokratik, për partnerë ka faktorë të
rëndësishëm ndërkombëtarë të clët ndihmojnë në zhvillimin e klimës demokratike dhe
gjithëpërfshirjes së shkollave dhe komunave. Dua t’i falënderoj sinqerisht. Pres që përvojën të
cilën e kanë fituar udhëheqësit e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit, ta përcjellin edhe në
shkolla të tjera dhe e gjitha kjo të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe
paqësore”, tha Janevska.
Ministrja theksoi se nëse 25 shkollat të cilat ishin pjesë e projektit dyvjeçar kanë identitet në
përvojën rreth ndërtimit të sistemit demokratik të menaxhimit dhe inovacionit në aspektin e
përfshirjes së nxënësve në sjelljen e vendimeve, format e organizimit të tyre për realizimin e
të drejtave etj, kjo do të mund të integrohet në zgjidhjet ekzistuese ligjore.
“Si qeveri jemi të hapur për bashkëpunim dhe themi se gjithmonë eksiston hapsirë për
avancimin e arsimit, në të gjitha aspektet. Çdo praktikë ose iniciativë pozitive është e
mirëseardhur”, shtoi Janevska.
Data 11.05.2025
Aktuale
- Përplasja mes grupeve partiake në Dibër, reagon policia: Kemi nisur hetimet! Xhemal Gjunkshi pretendon se dikush ka qëlluar me armë
- Taravari: Më mirë të dalim në opozitë, nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian
- EMRAT/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim me urdhër të SPAK dy persona! Policia kontrolle në banesat e tyre
- SHBA “Karadaku”: Uta Ibrahimi je frymëzim për anëtarët tonë, urime ngjitjen në 14 majat më të larta të botës
- Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”
- Monitorim për krime zgjedhore një ditë para votimeve, agjentët e BKH dhe dy prokurorë të SPAK “zbarkojnë” në Fier
- (VIDEO) Ahmeti: T’i lëmë hidhërimet, na duhet unitet kombëtar
- (VIDEO) E kërcënuan se do t’ia rrahin vëllanë e sëmurë, u dha 25 mijë euro shokëve të klasës