Amnasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ururar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve. Ai thotë se kjo ditë na bashkon në krenari kombëtare dhe qëndresë të palëkundur.
Më poshtë shkrimi i plotë i Meidanit:
🇦🇱 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, na bashkon në krenari kombëtare dhe qëndresë të palëkundur. Përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë heronjtë që flijuan jetën për lirinë e këtij vendi, pa pranuar kurrë as uzurpimin as nënshtrimin. Sakrifica e tyre na kujton se liria nuk është e dhënë, por një zgjedhje e përditshme për të qëndruar të drejtë, të denjë dhe të bashkuar.
Ne përulemi vetëm për nderim. Kurrë për t’u nënshtruar.
🕯️Lavdia e tyre është përgjegjësia jonë.