Për takimin që kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, ky i fundit tha se nuk pret diçka të veçantë, që siç potencoi, janë në komunikim të vazhdueshëm, shkruan TV21. Taravari tha se gjatë këtij takimi, do të sqarohen disa çështje që Mickoski i ka të paqarta.
“Kemi komunikim të vazhdueshëm, kështu që nuk pres diçka të veçantë. Ne i kemi thënë qëndrimet tona. Jemi parti autonome. I sjellim vendimet vetë, do t’i sqarojmë disa punë që mendojmë që mund se ai i ka të paqarta, definitivisht ASH-ja del me lista të veçanta për këshilltarë, kurse për kandidatë për kryetarë komunash me shumë gjasa do t’i ketë kandidatët e vetë”, tha Taravari.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1213312893612590/?ref=embed_video