Ramadan Ramadani
Sqarime vijuese për iniciativën e djeshme: Une nuk e kam mendjen as të bëj debat për feja-kombi e aq më pak me njerëz që fetarisht janë xhahila e në shqip dhe për shqipen janë injorante me mungesa të thella të dijeve elementare historike, shoqërore e edhe linguistike për këtë debat. Këto përveç që nuk dinë rregullat fetare të përgjithshme dhe të veçanta këto nuk dine as gjuhën shqipe e as kontekstin historik që ta dinë “Vaso Pashen”, e ku më ta kuptojnë ndonjë tekst prej tij. Ja sa për provokim intelektual tua shkruaj se Pashko Vasa ishte nëpunës i shtetit osman pas vitit të ekzistimit të Ligës së Prizrenit si shtet i parë shqiptar?!
Une vet edhe shumë hoxhallarë, me krejt kriteret dhe nishanet, që më kanë përkrahur në këtë iniciative që institucionet relevante fetare të reagojnë për kete sharlatan që ofendon ndjenjat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve myslimanë, kemi njëqind mijë punë dhe brenga tjera ama kjo nuk domethënë që duhet lënë pa hequr këtë pengesë nga rruga e myslimanëve, sidomos jo tani kur kjo është shumë e mundshme dhe në këtë moment kur është shumë e realizueshme. Andaj kërkesa konkrete është që institucioni i parë i thirur për këtë Myftinia e Shkupit të dale me një reagim ku do sqarohet në lidhje me këtë sharlatan mediatik, pasi ai në njerin prej emërtimeve që përdor e permend Shkupin dhe imamllëkun dhe kjo e bën përgjegjëse Bashkesine Fetare Islame të Maqedonisë para krejt opinionit mbarëshqiptar! Ne nuk kerkojme ndonjë distancim ose Zot na ruaj, apostazi e shpallje qafir, ndonese kjo Bashkesi Fetare e Maqedonise ka bere precedentin në vitet e ’90 kur i ka pas zor punët administrativisht e pat shpallë, me fetva, renegat një njeri, tani të ndjerë! As nuk kerkojmë të japin udhëzim mjekor për trajtim në institucione shëndetësore mentale sepse nuk është kjo punë e tyre. Ne kerkojmë një sqarim nga këta për punën e kritereve, licences, nishaneve që i mungojnë këtij për tu prezantuar publikisht si imam, hoxhë ose që përmend Shkupin ose shqiptarët. Që ta kuptojnë edhe laikët e këtyre puneve: kjo është një kërkesë normale për çdo lloj vokacioni, profesioni ose cilësimi profesional. Paramendoni të dale dikush edhe të thote për vete: unë jam kryearkitekti i parë shqiptar dhe shtëpitë shqiptare duhet të ndërtohen vetëm kështu! Është shumë normale të pritet një mohim nga krejt dhomat e arkitektëve shqiptare dhe kjo vlen për cilindo titull ose gradacion profesional.
Një kërkesë konkrete, legjitime dhe legale brenda BFI-së, antarë të së cilës jemi krejt ne, përfshirë edhe ky sharlatani i ngratë.
E kërkojme tani dhe ketu pasi u pa se u bë shumë dëm kombëtarisht dhe fetarisht e që patjetër do reflektohet edhe politikisht. Nuk na intereson konteksti partiako-politik, por ama nuk jemi naiv sa të mos e kemi parasysh se mu këtë BFI e kontrollon ende BDI. Ku me hatër ku me tutë prej Likove e deri ne Struge BDI ka kontroll të plotë mbi BFI. Prej keshilltarëve nëpër xhamia e deri në kryesinë e saj. Pra edhe në adresën e parë: Myftinia e Shkupit. Kurse dëmi më i fresket nga ky sharllatan i ndodhi mu kësaj organizate politike. Paramendoni; një ditë pasi takohet si palë homologe me kryetaren e shtetit të Kosovës e një ditë para se me qenë kryefolesi në Shpalljen e Zones se Lire në Sllupçan nga UÇK-ja e 2001, ky takohet me liderin e kësaj partie. Dhe bashkarisht marrin pjesë në një si ritual ku ky i fundit i perserit dhe konfirmon disa fjalë si në një proces të ndërrimit të fesë apo të ngjashme. Si ritual paksa i pakuptueshem dhe i parregullt ama qartësisht i shëmtuar që ka dëmtuar pandreqshëm imazhin dhe kredibilitetin politik dhe publik të kryetarit aktual të krejt atij fronti multietnik opozitar dhe liderit partiak të BDI-së! Njeri që ka marë aq vota, ka aq deputete sa ka dhe historikisht është prej themeluesve të dy ushtrive çlirimtare i bëhet “xhemat” këtij rastit psiko-patologjik! Andaj kjo kërkesë është konkrete, shumë e mundshme për realizim dhe është bërë në adresë dhe kohë të duhur! Mbaruan fjalët, koha është për veprim!
Ramadan Ramadani, 03.05.2025, Shkup, Maqedonia e veriut