BDI është e mërzitur sepse iu dështoi plani për ta shfuqizuar Ligjin për Gjuhët dhe me këtë për ta destabilizuar shtetin.
Plani i Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, përmes gjykatësve të emëruar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese, për ta rrezikuar gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ta destabilizuar vendin, dështoi para se të merrte hov.
Bujar Osmani, si fillestar në politik dhe pa kredibilitet, nuk po arrin ta fshehë zhgënjimin e tij.
BDI ishte e gatshme ta flijojë gjuhën shqipe vetëm për një qëllim të ulët: Të rikthehet në pushtet me çdo kusht.
Mos u shqetësoni: Gjuha shqipe nuk negociohet! VLEN nuk do ta lejojë asnjë hap prapa në të drejtat e shqiptarëve!
Mashtrimet kanë marrë fund. Për dy dekada, BDI i ka bërë gjërat në mënyrë gjysmake, për sy e faqe, duke hedhur hi syve të opinionit shqiptar dhe duke e përdorur çështjen kombëtare për pazare personale e partiake.
Zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë më thjesht zgjedhje. Ato janë REFERENDUM për gjuhën shqipe, për barazinë e shqiptarëve në këtë shtet dhe për vulosjen përfundimtare të BDI-së si parti Non Grata dhe si “organizatë” e interesave të ngushta personale!
Data 16.09.2025
Aktuale
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër