Pas daljes nga koalicioni VLEN, ende mbetet enigmë fati i kryetarit të Aleancës për Shqptarët, Arben Taravari, se ai dhe partia e tij nga do të reshtohet, do të vazhdojnë të mbetën në qeveri apo do të largohen edhe nga atje. Koalicioni VLEN, vazhdimishtë ka akuzuar Taravarin se ka marrëveshje me BDI-në, ndërsa për këtë sot ka folur kreu i Integristëve, Ali Ahmeti. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, Ahmeti tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMORKATIK PËR INTEGRIM
“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë. Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma nuk është ndërtuar një strategji në këtë drejtim”. Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”.
Megjithatë, kryeminstri Hristijan Mickoski, shumë shkurtë pohon se koalicioni qeverisës funksiononë në mënyrë të shkëlqyer dhe pa precizuar se ku dhe kur, tha se do të takohet edhe me Arben Taravarin.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Do të ndodhë po. E shekelqyshme, e shkëlqyeshme”.
Kujtojmë se largimi i Arben Taravarit nga koalicioni VLEN erdhi pas kërkesës së tij, që në zgjedhjet lokale të garojnë me lista të veçanta për këshilltarë, gjë që nuk u pranua nga partitë e tjera në koalicon dhe të njejtin e shpallën të vetëprejashtuar.
Samir Mustafa /SHENJA/