Maqedonia e Veriut është shtet demokratik ku në përgjithësi respektohen liritë politike, vlerësuan bashkëraportuesit për Maqedoninë në Këshillin e BE-së. Ata shtojnë se duhet të ketë bashkim rreth kushtit politik në rrugën drejt BE-së.
Nga ana tjetër, autoritete bullgare nuk lëshojnë pe për kushtet. Presidenti bullgar Rumen Radev i pyetur nëse pas takimit me kryetarin e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, është i gatshëm për lëshime në lidhje me kërkesat e Maqedonisë – ai thirri që Maqedonia të mos arsyetohet duke thënë se Bullgaria nuk i zbaton reformat nga sfera e sundimit të së drejtës, pas çka mori përgjigje nga kryetari i partisë në pushtet, Bojko Borisov.
Eurokomisarja bullgare Marija Gabriel theksoi se Brukseli dhe Sofja angazhohen për zgjerim të Unionit, por pa afate.
Së fundmi, në Samitin e Partive popullore europiane, Hristijan Mickoski dhe Bojko Borisov shkurt e përshëndetën njëri-tjetrin, por nuk u zhvillua një takim mes tyre. Nëse ndërkohë do të ketë ndonjë lëvizje do të dihet pas vizitës së Koshtës në Shkup në mes të majit. Autoritetet vendase nuk duan në ndajnë detaje në opinion për shkak se, siç thonë, duhet të lihet hapësirë që procesi të jetë i suksesshëm.